Kryetari i Partisë Demokratike Basha në një prononcim për mediat deklaroi se opozita do të përgatisë një aksion politik kundër drogës dhe krimit me qëllim sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

?Kisha një takim me përfaqësues të medias nga fusha të ndryshme të shoqërisë civile që kanë të bëjnë me tre problemet kryesore; krimi, droga dhe zgjedhjet e lira.

Tre probleme që nuk i përkasin vetëm PD, por janë më të mëdhatë që përballen shqiptarët.

Mund të them se nga ky takim, dal edhe më i inkurajuar për të ndërtuar së bashku me shqiptarët një aleancë sa më të madhe për të luftuar krimin dhe drogën.

Do të formulojmë një aksion politik opozitar, ku secili do të luajë rolin e tij? deklaroi Basha.