http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Kur ka mbetur pak kohë nga përfundimi i mandatit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, OSBE përsërit gatishmërinë për të ofruar asistencën e saj. Nga Korça, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardtn, tha se është e rëndësishme që sugjerimet e shumta për reformën zgjedhore të bëhen tani në një mënyrë sa më formale. ?Fusha është shume e hapur dhe ne kemi shume sugjerime. Nuk mund ti them konkretisht për çfarë behet fjale por e rëndësishme është qe ka propozime. Ne do ndihmojmë me ekspertizën tone për te përmirësuar çdo gjë. Kjo reforme është ne një proces te vazhdueshëm dhe je duam qe ajo te realizohet ne mënyrën me te mire. OSBE është ne pritje te draftpropozimit qe do te vije nga forcat politike ne mënyrë qe ne te asistojmë?.Pak ditë më parë, zyrtarë të OSBE ngritën alarmin se koha është shumë e shkurtër. Ndërkohë vetëm PS dhe LSI kanë dhënë propozimet e tyre për këtë reformë.
