Kryetari i PD, Basha ka prezantuar programin e PD të hartuar me ekspertë të CDU-së gjermane dhe fondacionit 'Konrad Adenauer' në Shqipëri.

Lideri i opozitës u shpreh se udhëhiqemi nga të njëjtat parime si CDU dhe si alternativë qeverisëse nesër, PD ka hartuar një program që ka në qendër qytetarin dhe jo monopolin.

Basha theksoi se ndryshe nga qeveria e sotme, programi i PD synon një model të ri politik, nuk ka premtime boshe, por është realist dhe konkret me qëllimin kryesor shmangien e abuzimeve.

"Në po marrim përgjegjësitë tona si opozitë për të shpalosur para shqiptarëve jo vetëm denoncimet, por edhe rrugët e daljes nga kjo situatë.

Rrugët e daljes, kalojnë patjetër nga një model i ri politik, të një demokracie funksionale.

Pushtetin duhet ta kenë qytetarët, kjo është A-ja, pa të cilën nuk mund të them as B dhe as C.