Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim do të zhvillojë zgjedhje për kryetarin dhe delegatët për Konventën Kombëtare.Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, ka sqaruar se në të gjithë Shqipërinë do të hapen 225 qendra votimi.
Anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të votojnë gjatë së dielës për të zgjedhur kryetarin e ri të ksaj force politike, por edhe delegatët për Konventën Kombëtare.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së ka shpjeguar se votimi do të zhvillohet mbi parimin një anëtar një votë.
Rama: Në të gjithë Shqipërinë nesër do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e LSI-së, por gjithashtu do të votohet duke zgjedhur me votim të fshehtë, sipas parimit ?një anëtar një votë?, edhe të gjithë delegatët që do të përfaqësojnë strukturat e LSI-së në Konventën Kombëtare Zgjedhore që do të mbahen në muajin dhjetor.
Luan Rama ka shpjeguar se për mbajtjen e zgjedhjeve në LSI do të ngrihen 225 qendra votimi në gjithë Shqiperine.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-ne-lsi-rama-zhvillohen-mbi-parimin-nje-anetar-nje-vote/