Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në një pikë karburanti në Sarandë.

Artan Hoxha, 44 vjeç, banor i Gjashtës punonjës i pikës së karburantit është vrarë me çifte pas një grabitjeje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme ndërsa dyshohet se A.K, 27 vjeç banues në Sarandë ka shkuar me një motor të kuq, i pamaskuar dhe ka vjedhur rreth 60.000 lekë.

Sipas burimeve nga policia autori është edhe përdorues i lëndëve narkotike ndërsa pas identifikimit po punohet për kapjen e tij.