Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Roja i një pike karburanti është vrarë me armë zjarri në hyrje të qytetit të Sarandës. Viktima është 44 vjeçari, Artan Hoxha, i cili sipas policisë lokale të Sarandës është qëlluar për vdekje me një armë gjahu.
Grabitja me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 03:55 minuta të natës së shkuar në lagjen ?Qafë Gjashtë? të qytetit.
Sipas policisë lokale, një person i armatosur me armë gjahu ka shkuar në pikën e karburantit duke qëlluar me çifte 44 vjeçarin, banues në zonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sarande-vritet-me-arme-zjarri-punonjesi-i-karburantit/