Surprise Me!

Opinion - Kush e kercenoi kryeprokurorin? (26 shtator 2016)

2016-11-07 7 Dailymotion

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN

Të ftuar: Spartak Koka, Flamur Vezaj, Dhori Sollaku, Fatos Klosi, Artan Hoxha, Rovena Gashi

Kërcënimi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është bërë lajm ditët e fundit, por ndërkohë ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth 4 muaj më parë. Bëhet fjalë për një kërcënim nëpërmjet telefonit, i cili po hetohet prej qershorit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Drejtoresha e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi e ftuar në emisionin ?Opinion? nuk ka pranuar se shefi i saj, kreu i Prokurosisë së Shtetit, është kërcënuar. Ajo u përpoq ti qendrojë korrekte deklaratës së së bërë zyrtarisht nga ky institucion. Gashi nuk iu përgjigj pyetjes së përsëritur të Fevizut nëse është kërcënuar Adriatik Llalla apo jo.
Grupi që dyshohet se ka kërcënuar kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe familjen e tij, është i njëjti që ka kërcënuar më herët edhe drejtues të lartë të politikës dhe institucioneve të sigurisë në vend. Nga studio e Opinion në TV Klan, gazetari Artan Hoxha thotë se ka dyshime se kërcënimet janë bërë nga i njëjti grup që ka kërcënuar ministrin e Brendshëm, kreun e opozitës, dhe kreun e Policisë. ?Policia e Shtetit nuk ka informacion kur ka ndodhur ngjarja. Kreu i Policisë është njoftuar vetëm kur lajmi është publikuar në TCh. Prokurori i përgjithshëm ka 4 muaj që ka një problem dhe nuk ja referon drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pasi ka parë lajmin e ka kontaktuar Llallën. Nëse familja e Llallës është larguar nga Shqipëria dhe është garantuar vendosja e tyre në vendin e BE, do të thotë se çështja është serioze?, tha Hoxha. Gazetari tha se në vendin tonë nuk është zbardhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale, gjë e cila të mund të vinte në rrezik jetën e kryeprokurorit. ?Nëse në këtë vend kanë ndodhu ngjarje kaq të mëdha, dhe nuk është zbuluar asnjë krim, atëherë si ka mundësi që të kërcënohet kryeprokurori. Prokurori ka 8 veta që e shoqërojnë në aktivitetet e tij, dhe mund të sigurojnë edhe familjarët e tij kur është e nevojshme?, tha Hoxha.
Për Fatos Klosin, kërcënimi i Kryeprokurorit Adriatik Llalla është thjesht një bum mediatik pasi në vetvete problemi nuk ekziston. Sipas tij, përgjegjësine një procesi e ka prokurori që vë firmën dhe nuk ka pse shkon puna deri te Kryeprokurori. ?Populli thotë: Qeni që leh nuk të kafshon.Nëse do të kërcënonte dikush do ti hapte punë vetes më shumë.Nëse është një numër shqiptar pavarësisht se fiktv, ai gjurmohet.Problemi nuk ekziston fare, është një bum mediatik?-tha Klosi.
Sipas gazetarit të ABC News Flamur Vezaj, Kryeprokurorit Adriatik Llala i ka shkuar një mesazh me terma kërcënues ku i përmendet familja dhe se prokuroria ka dijeni për këto komunikime. Më pas, sipas Vezajt ka patur komunikime edhe përmes të njourve siç ndodh në Shqipëri. Vezaj thekson se në mësazhet kërcënuese kryeprokurorit i është pëmendur familja, çka e ka detyruar atë të largojë gruan dhe fëmijët d...

Buy Now on CodeCanyon