Edhe pse autostrada Tiranë-Durrës është e bllokuar nga prezenca e ujit prej 3 orësh, disa automjete s'kanë pritur lirimin e saj, por kanë tentuar të kalojnë përmes ujit.<br /> <br />Siç duket edhe në këtë video të siguruar nga Shqiptarja.com, një autobus me pasagjerë kalon mespërmes ujit që ka mbuluar autostradën.<br /> <br />Krahas autobusit është edhe një automjet tjetër, tip fuoristradë, i cili gjithashtu thyen urdhrin e Policisë për të shmangur segmentin e autostradës nga Kthesa e Kasharit e deri në afërsi të Vorës.
