Mjaftuan pak orë dhe oborret, arat, rrugët dytësore apo kryesore në Fushë Krujë e Tropojë u zgjuan ditën e sotme nën ujë. Banorë të shqetësuar janë munduar të shpëtojnë sendet me vlerë, kurse të tjerë kanë rrezikuar seriozisht nga reshjet, pasi niveli i ujit ka qenë mbi 1 metër. <br />Dëmet ende nuk janë llogaritur, por sic e shihni dhe në fotografi, shumë automjete janë evidentuar nën ujë. Për të mos folur për mobilje, apo elektro-shtëpiake.