Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dalin detaje të reja në nga hetimi për personat e arrestuar të dyshuar si pjesë e një grupi që rekrutonte luftëtarë për në Siri. Objektiv i tyre dyshohet të kenë qenë edhe sulme terroriste ne veri te vendit, mes të cilave edhe ndeshja Shqipëri- Izrael. Për këtë shkak dyshohet se është bërë edhe zhvendosja e saj nga Shkodra për në Tiranë.
Katër personat e arrestuar në qytetin e Shkodrës si pjesë e një celule të ISIS në Shqipëri dyshohet se kishin planifikuar sulme terroriste në qytetin verior.
Objektiv i tyre dyshohet se ka qenë ndeshja e futbollit Shqipëri-Izrael, e cila do të luhej në Shkodër në datën 12 të këtij muaji.
Burime te rezervuara bëjne me dije se Xhezair Fishti, Medat Hasani, Ergys Faslia dhe Bekim Protopapa në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se do të kryenin një sulm terrorist ditën e ndeshjes.
Gjithashtu frika e një sulmi të dielën e kaluar në Shkodër ku u lumturuan 38 martirët e kishës katolike, bëri që autoritetet të ndërhynin t?i arrestojnë të premten.
Por 5 dite para takimit FIFA dhe UEFA vendosën që ndeshja e parashikuar për t?u luajtur në stadiumin ?Loro Boriçi? të Shkodrës të shtunën do të transferohet në ?Elbasan Arena?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-arrestuarit-per-terrorizem-do-sulmonin-ne-ndeshjen-shqiperi-izrael/