Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lumi Mat nuk i përballoi dot prurjet e shumta që u krijuan pas shkarkimeve nga hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit.
Gjatë orëve të mbrëmjes argjinatura e lumit pësoi dëmtime në dy vende në fshatin Tale, e kjo bëri që uji të vërshojë në zonën e banuar.
Nënkryetari e Këshillit Bashkiak, Zef Doçi, tha po bashkëpunohet ngushtë me të gjitha institucionet për të mbajtur situatën nën kontroll.
Problematika e krijuar çoi në Tale edhe Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila do të jetë në krye të emergjencave civile për Lezhën gjatë kësaj periudhe.
Ajo iu bashkua në zonë kreut të bashkisë Fran Frrokaj për të parë nga afër situatën.
Para banorëve ajo siguroi së drejt zonës po vinin edhe mjetet e ushtrisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cahet-argjinatura-e-matit-lumi-mesyn-banesat-ne-tale/