Opozita ka braktisur punimet e Konferencës së Kryetarëve ku u vendos sot kalendari i shqyrtimit të Buxhetit për vitin 2017.<br /><br />Kreu i Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka, tha se vendimi u mor në shenjë proteste ndaj Qeverisë që bën propagandë përmes sukseseve të paqena ekonomike, ndërkohë që duhet të ishte në terren në ndihmë të të përmbyturve.<br /><br />Pas përfundimit të Konferencës, Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe u kundërpërgjigj duke kujtuar se e ksihte kaluar natën në zonën e tij elektorale, dhe jo si Paloka në hotel. Ndërkohë që Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se drafti i vitit 2017 është Buxheti i rritjes së pagave e pensioneve e uljes së borxhit.