TIRANE - Ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin i dorëzoi pasditen e sotme kryeparlamentarit Ilir Meta raportin e Komisionit Europian, që rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. <br /><br />Në një deklaratë për mediat, Meta theksoi se pas kësaj dite pritshmëritë janë më të mëdha dhe qytetarët e BE-ja kërkojnë më shumë seriozitet dhe përkushtim.
