Surprise Me!

Lidhjet e Trump me Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-09 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br /><br />Shumëkush mendon se Donald Trump nuk e njeh Shqipërinë dhe as qe i ka rene ndonjëherë rasti te diskutoje me shqiptaret per çështje konkrete, e aq me pak per te ardhmen e tij politike. Por e vërteta është krejt ndryshe. Presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve te Bashkuara te Amerikës ka patur lidhje me Shqipërinë. Pese vjet me pare, multimiliarderi ishte pjese e Panairit Ndërkombëtar te Ndërtimit. Ne një videokonference live nga Nju Jorku, Trump iu përgjigj pyetjes se Presidentit te Shoqatës se Ndërtuesve te Shqipërisë, Artan Dulaku, nese do te ishte nje nga kandidaturat e mundshme per Shtëpinë e Bardhe. Gjate videokonferences me Trump, qe u mbajt ne nje mbrëmje gala me 250 te ftuar shqiptare e te huaj përfaqësues te sektorit te ndërtimit, presidenti aktual amerikan, shfaqi edhe njohuritë e tij per Shqipërinë ne fushën e biznesit. Ne eventin ku mori pjese Donald Trump, u shpërndanë 8 çmime dhe shoqëria ?Edil AL? fitoi çmimin per projektin rezidencial me te mire ?Kristal 3?.

Buy Now on CodeCanyon