Surprise Me!

Basha: Negociatat i hap PD - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-09 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />?Rekomandimi për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është një lajm i shkëlqyeshëm për Shqipërinë dhe për gjithë shqiptarët?.Lideri i opozitës Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e Komisionit Europian, duke e cilësuar fitore te qytetareve shqiptare e duke theksuar edhe kontributin e opozitës ne këtë vlerësim per Shqipërinë. Ne një konference per shtyp, Basha ka vene ne dukje se nga ky moment, vendi duhet te përballojë disa sfida deri ne hapjen e negociatave.?Kjo rrugë e vështirë do të kaloj doemos përmes disa sfidave me të cilat për fat të keq kryeministri sot refuzoi të përballet. Sfida numër një mbetet ajo e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sfidë po kaq e madhe, siç u shprehën qartë komisioneri Hahn, që dëshiroj ta falënderoj bashkë me ekipin e tij dhe përfaqësuesja e Bashkimit Europian në konferencën me Kryeministrin, mbetet lufta kundër krimit, lufta kundër korrupsionit, fusha në të cilat Shqipëria nuk ka bërë përpara?.Per te gjitha keto arsye lideri i opozitës Basha ka theksuar se do te jete PD ajo qe do ti hape negociatat me Bashkimin Europian.?Ndaj dua të siguroj qytetarët shqiptarë se PD, partia e interesit kombëtar, partia e integrimit europian të vendit do të jetë po kështu partia që do të hapë negociatat me Bashkimin Europian, do të nisë këtë proces kulmues për ëndrrën tonë evropiane?.

Buy Now on CodeCanyon