Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka nderuar me urdhrin shtetëror të flamurit kombëtar, 38 martirët e vrarë dhe të persekutuar nga regjimi komunist.
Në prani të krerëve të lartë të shtetit shqiptar, përfaqësuesve të politikës, trupit diplomatik, besimit fetar si dhe familjarëve të martirëve, në emër të shtetit shqiptar, Presidenti u kërkoi ndjesë të gjithë atyre që u vranë apo ranë pre e regjimit të egër totalitar.
Kreu i Shtetit shfrytëzoi këtë ceremoni për të evidentuar atë që e quajti rikthim të nostalgjikëve enveristë, duke kujtuar vlerësimin me medalje që ju bë hetuesit të At Zef Pllumit.
Presidenti i adresoi një propozim Parlamentit, për të hartuar një ligj të posaçëm për Gjykatën Speciale dhe shpalljen e pafajësisë, në fillim për 38 martirët dhe më pas për të tjerët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/presidenti-i-nderon-me-flamurin-kombetar-38-martiret-e-vrare/