Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 80 banesa përgjatë Bregut të Lumit janë bërë të pajetueshme për shkak të përmbytjeve. Banorët në kryeqytet kërkojnë nga Qeveria dhe Bashkia të gjejnë një zgjidhje përfundimtare për strehimin e tyre.
80 shtëpi përgjatë lumit të Tiranës janë të pabanueshme për shkak të përmbytjeve.
Të dhënat u bënë të ditura nga Shtabi i Emegjencave që ka vlerësuar bashkë me pushtetin vendor edhe dëmet materiale.
Në këto banesa, orenditë dhe gjithçka tjetër ka dalë jashtë përdorimit, ndërsa banorët ankohen se duhet një zgjidhje përfundimtare.
Banorja: Jam vetë e 7-a me fëmijë rrugëve. Ku të shkoj nuk kam, nuk jetohet më në këtë shtëpi. Nuk është një vit, por kam 2-3 vjet që përmbytem.
Banori: Njëherë erdhën këtu policia, erdhën dhe e panë dhe nuk erdhën më. Si do rrimë ne, kështu do të rrimë? Duhet ta bëjë një gjë shteti, Qeveria.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/80-banesa-jashte-perdorimit-ne-bregun-e-lumit-banoret-kerkojne-strehim/