TIRANE - Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin ka prezantuar në Këshillin Kombëtar të Integrimit raportin e KE-së, që rekomandon çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. <br /><br />Ambasadorja Vlahutin theksoi se raporti është një vlerësim faktik mbi përparimin e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar.<br /><br />"Komisioni ka vërejtur përparim të qëndrueshëm që do të thotë se Shqipëria mbeti e fokusuar në axhendën e reformave. Një reformë ishte vendimtare për rekomandimi për hapjen e negociatave: reforma e drejtësisë. Dhe unë ju falenderoj për këtë. Një gjë mbetet: fillimi i zbatimit të vettingut dhe rezultatet e para konkrete."- deklaroi ambasadorja Vlahutin.