Surprise Me!

Ora News – Ndryshon harta e mandateve të deputetëve në qarqe

2016-11-16 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Levizja e popullësisë drejt qyteteve të mëdha si Tirana dhe Durrësi, pritet që të ndryshoje dhe hartën elektorale. Komsioni Qëndrorë i Zgjedhjeve i ka kërkuar zyrtarish ministrisë së Brendshme të dhëna të plota për popullsinë në secilin qark në mënyrë që të bëhet dhe ndarja e re e mandateve të deputeteve. Komisioni Qendorë i Zgjedhjeve ende nuk e ka informacionin zyrtarë nga drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile për të bërë rishpërndarjen e mandateve sic e kërkon ligji, por kalkulimet e para janë bërë nga vetë partite poltike.
Politologu Afrim Karsniqi, argumenton se rishikimi i hartës elektorale, nuk është lojë tavoline për të fituar mandate, por lobing i qarqeve të ndryshme për të fituar peshën në vendimmarrjes politike.
Krasniqi: Nuk e shoh si një lojë tavoline për të fituar ose për të hequr mandate, por si lobing të qyteteve për të fituar më shumë peshë në vendimmarrjen politike parlamentare në vendimmarrjen politike në Shqipëri që pastaj lidhet me ndarjen e buxhetit edhe me ndarjen e posteve dhe menaxhimin e aseteve publike.
Gjithashtu Krasniqi, thote se kjo çështje është e mbartur nga zgjedhjet e kaluara të 2013, ndërsa thekson se ndarja e mandateve nuk është konkrete pasi nuk egziston një regjistër i besueshëm i zgjedhjeve.
Krasniqi: Kemi një numër të madh të qytetarëve të cilët janë transferuar në qytetet e tjera por kanë ruajtur gjendjen civile në qytetet e mëparshme për shkak të ndihmave sociale apo raporteve te tjera që kanë. Shteti duhet ta zgjidhë këtë dilemë dhe shteti duhet të vendosë se ku banojnë qytetarët dhe kush janë qytetarët që banojnë që janë në Shqipëri, deri tani nuk e ka. Nëse keni parasysh talljen që u bë nga politika para një muaji, u propozua votimi i emigrantëve në botë ku ne nuk kemi inventarin e qytetarëve në Shqipëri,imagjini të bënim inventarin e qytetarëve në botë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/propozimet-ndryshon-numri-i-mandatit-te-deputeteve-ne-disa-qarqe/

Buy Now on CodeCanyon