Informacioni për drogë ka krijuar radhë kilometrike të kamionëve në Portin detar të Durrësit.<br /><br />Mbi 40 kamionë janë urdhëruar të kalojnë në procesin e skanerit. Kjo mund të shkaktojë humbjen e tragetit të Ankonës thonë në agjencitë detare.<br /><br />Trageti duhej të nisej në oren 19.00 por ende nuk është nisur për shkak të vonesave të kamionëve të urdhëruar për skanim.
