Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Buxheti i njësisë administrative 2 për vitin 2017 do të jetë 4 herë më i madh se ai i vitit që kaloi. Kështu është shprehur kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj para banorëve të kësaj njësie pasi prezantoi atë se çka është bërë deri tani.
Veliaj paraqiti edhe prioritetet që bashkia do të ketë për këtë zonë ku fokusi do të jetë rikonstruksioni apo ndërtimi i shkollave të reja si dhe rikualifikimi urban në disa zona.
Veliaj: Ndërtimin e rrugës Danish Jukniu, ka qene gjithashtu propozimi i njësisë, rikonstruksioni dhe instalimi i sistemit të ngrohjes së shkollës së mesme ?Ismail Qemali?. Është një nga shkollat më të mira, por edhe më të frekuentuara. Kemi marrë përsipër instalimin e sistemit të ngrohjes Mihal Grameno, ky është propozimi për këtë vit.
Kryebashkiaku ka kërkuar nga vetë banorët të paraqesin propozimet e tyre që sic tha ai do të ndikojnë në punën e bashkisë apo në prioritetet e këtij viti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/buxheti-i-njesise-2-ne-2017-do-te-jete-4-here-me-i-madhe/