Një tjetër zonë e Tiranës ka marrë zgjidhje të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm, pas investimit të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime Tiranë.<br /> <br />Rreth 5000 banorë të Njësisë Administrative Nr. 9 në zonën që kufizohet nga rrugët ?Anastas Shundi?, Rruga ?Rreli? dhe ?Demir Progri? do të furnizohen me ujë nëpërmjet rrjetit të ri.<br /> <br />Gjatë inspektimit të investimit të ri të ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se Bashkia e Tiranës, përtej projekteve të mëdha, po investon në çdo lagje të kryeqytetit.
