Surprise Me!

Pronari i hotelit u gjet i vrarë me tre plumba

2016-11-18 1 Dailymotion

Pronari i një hoteli në autostradën Tiranë- Durrës, u gjet i vetëvrarë mëngjesin e kësaj të premte nga disa kalimtarë në Kodër-Kashar, pranë rezervave të ujësjellësit të fshatit.

Eduard Lleshi, 48 vjeç banues në Kashar, u gjet i vrarë pasi ishte qëlluar nga një automatik kallashnikov, nga i cili ishin shkrehur tri predha me breshëri.

Lleshi dyshohet të jetë vrarë rreth orës 6 të mëngjesin e të enjtes, kur edhe banorët kanë dëgjuar të shtënat, por se kanë menduar se mund të ishte ndonjë gjahtar në zonë.

Ndërkaq një kalimtar i rastit këtë mëngjes ka vënë re trupin të shtrirë, i cili qëndronte me pamje nga qielli dhe aty pranë ishte edhe një autimatik ?Kallashnikov?.

Dëshmitari rrëfeu për Televizionin Klan se menjëherë pasi kishte vënë re biznesmenin e vdekur kishte njoftuar policinë në telefon.

Ekspertët e policisë thanë se viktima ishte gjetur me armën pranë, ndërsa sipas tyre, pozicioni i qitjes tregonte se ai mund të kishte kryer vetëvrasje.

Sipas hetuesve të policisë, Lleshi, prej disa vitesh vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe depresioni.

48-vjeçari së bashku me të vëllain kishin menaxhuar një hotel në zonën e autostradës. Ndërkaq policia tha se po heton si pistë kryesore vetëvrasjen, për shkak të depresionit. Gjithsesi policia thotë se po vlerëson edhe pistat e tjera të mundshme në lidhje me ngjarjen

Buy Now on CodeCanyon