Surprise Me!

Ora News – ‘Xhihadistët’ e arrestuar plan për një organizim të brendshëm

2016-11-18 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjithë të akuzuarit për rekrutim të luftëtarëve në Siri apo edhe katër të fundit të akuzuar drejtpërdrejtë për kryerje të akteve terroriste brenda vendit, rezultojnë të jenë besimtar që frekuentojnë xhaminë e ?Unazës së re?, e cila nuk njihet nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.
Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije, se nuk është vërtetuar se dy grupet kanë lidhje me njeri-tjetrin, sa i takon aktivitetit.
Por ata njihen mes tyre dhe madje të arrestuarit e fundit Bekim Protopapa, Xhezair Fishti, Medat Hasani dhe Ergys Fasllija, kanë ndjekur procesin gjyqësor për të pandehurit e tjerë.
Por, pavarësisht së të gjithë të akuzuarit janë besimtarë të së njëjtës xhami, kjo e fundit vazhdon të ushtrojë aktivitetin dhe të qëndrojë e hapur duke kryer ritet për besimtarët, pasi Komuniteti Mysliman nuk e ka kërkuar mbylljen e saj.
Ndërkohë mësohet se operacioni antiterrorizëm, i cili zhvillua 10 ditë më parë në Shkodër, dhe çoi në pranga 4 persona është ende në zhvillim.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, synimi i celulës e cila ende nuk konsiderohet e shkatërruar nuk ka patur jo vetëm të organizojë dhe dërgojë besimtarë myslimanë për të luftuar përkrah ISIS. Një nga objektivat e tyre, ishte krijimi i një organizimi të brendshëm vetëm për Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhihadistet-e-arrestuar-plan-per-nje-organizim-te-brendshem/

Buy Now on CodeCanyon