?Të kujtohesh me mendje nuk mjafton asnjëherë, të kujtohesh me zemër është akt intim, personal, por të kujtosh me vërtetësi është të kujtosh me sy. Ta rijetojë atë, ndaj ky bunker të dashur miq, është hyrja në të parin memorial, deri më sot i konceptuar dhe i ngritur me themelet, me zemër dhe me sy ndaj viktimave të terrorit komunist. Ndaj për secilin që ka folur në hava se ky është një bunker për të risjellë në formë shprehje nostalgjie, dhunën e të kaluarës përmes të qëndruarit në sheshin sipër, ka detyrim moral të vijë ta vizitojë dhe ta qepë gojën përballë kujtimit të viktimave, të cilat për herë të parë në historinë e këtyre 25 vjetëve kanë një hapësirë t?u flasin njerëzve, drejtpërdrejt, jo përmes të tretëve, jo përmes kujtimeve,librave debateve, por fizikisht, sy më sy?.