Pas problematikës së ngritur nga Report Tv për vaksinimim e gjedhëve në fshatrat përreth Elbasanit, Ministria e Bujqësisë ka sjellë një Elbasan rreth 700 vaksina.

Pritet që javës që vjen të vijnë edhe një sasi tjetër për të vaksinuar të gjithë krerët që janë të paprekura nga dermatoza nodulare.

Shefi i shërbimit veterinar pranë Ministrisë së Bujqësisë, Edi Fero deklaroi se janë vaksinuar një sasi e konsiderueshme por që numri aktual i punonjësve të shërbimit veterinar është i pamjaftueshëm për të përballuar situata të tilla.

Ndërkohë fermerët thonë se pasi kanë konstatuar sëmundjen kanë filluar dhe mjekimin e dhe situata ka ardhur duke u përmirësuar.