Ka votuar kandidati i opozitës për kryetar të Bashkisë Kolonjë, Dritan Hajro. Përfaqësuesi i Partisë Agrare Ambientaliste iu drejtua kutisë së votimit rreth orës 09:40, në qendrën e Votimit në qytetin e Ersekës. <br /><br />"Votoj si qytetar me shpresën se do të jenë zgjedhje të ndershme", është shprehur ai në një prononcim të shkurtër për mediat.