Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Mbrostarit në Fier, kanë vijuar protestat kundër landfillit të përpunimit të mbetjeve. Banorët pasi kanë bllokuar sërish rrugën Fier-Lushnje, kërkuan nga policia lirimin e bashkëfshatarit të arrestuar një ditë më parë për pjesëmarrje në tubim të paligjshëm dhe bllokim të rrugës nacionale.
Banorët e Mbrostarit në Fier kanë bllokuar sërish rrugën, në shenjë proteste ndaj arrestimit të një bashkëfshatari nga policia dhe projektit për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve.
Ata i kanë apeluar policinë të mos ndërhyjë gjatë natës dhe të mos ndjekë banorët që protestojnë.
Një ditë më parë, policia e Fierit arrestoi 65 vjeçarin, Zylyftar Delibashi dhe shpalli në në kërkim dy të rinj, banorë të fshatit Mbrostar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-mbrostarit-kerkojne-lirimin-e-bashkefshatarit/