Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmes një ceremonie të veçantë, Bashkia e Tiranës shpërndau simbolin e qytetit për familjet tiranase, të cilat gjatë Luftës së Dytë Botërore mikpritën në shtëpitë e tyre familjet izraelite. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nderoi me simbolin e qytetit nëntë familjeve tiranase, ndërsa në mjediset e Muzeut Kombëtar u çel ekspozita me fotografi të familjeve izraelite që u strehuan në këto shtëpi.
Kjo fotografi ruan ende të gjallë buzëqeshjen e fëmijëve hebrej që i shpëtuan Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërorë.
Ata dhe shumë familje të tjera hebreje, gjetën një strehë falë mikpritjes së nëntë familjeve tiranase.
Në shenjë mirënjohje për këtë akt heroik, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i nderoi ato me Simbolin e Qytetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-nderon-nente-familje-tiranase-qe-strehuan-hebrenjte/