Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

34 -vjeçari me precedentë penalë Nelgert Pata është mbajtur në vëzhgim prej të paktën disa ditësh para ekzekutimit të tij në aksin Fier-Seman rreth 200 metra nga linja hekurudhore.
Nuk ka ende asnjë autor ekzekutimi i Nelgert Patës, 34 vjeçarit nga Tepelena mesditën e 20 nëntorit në aksin rrugor Fier ? Seman.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pamjet filmike të tre bisneseve që janë pranë vendit të ngjarjes. Bazuar në këto pamje filmike autorët që dyshohet të jenë 4, i dinin të sakta lëvizjet e Nelgert Patës dhe mikut të tij Ari Halinani që mbeti i plagosur.
Gjithashtu në mjetin e gjetur të djegur 3 km larg vendit të krimit, në fshatin Zhupan janë gjetur edhe dy armë të cilat së bashku me gëzhojat janë dërguar në larborator të kriminalistikës për ekspertizë të detajuar.
Ka qënë ora 13 e 50 minuta e së dielës kur autorët me një automjet tip benz ka ndaluar në kryqëzim. Aty pranë ka qënë edhe një tjetër automjet. Pas dy minutash përballë tyre ka ardhur automjeti tip Volzvagen me targa AA 166 IY ngjyrë jeshile ku udhëtonte Neglerti. Në timon ka qënë Ari Halinani ndërsa viktima Pata ka qënë në vend të parë , pasagjer. Breshëri kallashnikovi është derdhur në drejtim të automjetit, një karikator i tërë, 30 fishek .

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ekzekutimi-i-neglert-pates-autoret-kishin-dite-qe-e-survejonin/