Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria është në prag të hapjes së negociatave të cilat do të kërkojnë shumë energji dhe aftësi teknike për t?i çuar deri në fund.
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Ilva Tare në Ora News, kryenegociatorja e Serbisë Tanja Miscevic dhe kryenegociatori i Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejovic shpjegojnë proçesin e vështirë të bisedimeve me Bashkimin Europian dhe rëndësinë e përgatitjes së stafit të negociatorëve.
Sipas kryenegociatorëve, proçesi i negociatave me BE është një proçes më së pari politik dhe si i tillë, gjithë klasa politike, shoqëria civile dhe aktorët e tjerë duhet të marrin pjesë në përfundimin me sukses të tyre.
Negociatorët folën edhe për shkëmbimin e ekspertizave mes vendeve ballkanike, duke qenë se çështjet që duhen zgjidhur janë të shumta dhe burimet njerëzore të pakta.
Ajo që duhet të bëjnë shqiptarët sipas kryenegociatorëve, është të lexojnë me kujdes progres raportin e Komisionit Europian dhe të tregojnë se kanë vullnet për të përmbushur detyrimet që duhen për të hapur negociatat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/keshillat-e-serbeve-dhe-malazezeve-per-negociatat-me-be/