Një masakër e vërtetë po ndodh në pyllin e Sodës në Vlorë, ku dhjetëra pisha pritën gjatë natës nga persona të pa identifikuar në mënyrë të paligjshme.<br /> <br />Gjatë një vëzhgimi të bërë nga Report TV, rezulton se qindra pemë janë prerë e qindra të tjera janë rrëzuar si pasojë e erërave të forta, duke e dëmtuar shumë këtë pyll, i cilësuar si mushkëria e qytetit të Vlorës.<br /> <br />Sikur të mos mjaftonte prerja e pemëve, pylli i Sodës është kthyer edhe në një vend depozitimi për grumbullimin e mbetjeve. Thuajse të gjitha firmat private të zonës së Vlorës mbetjet e tyre i hedhin në këtë pyll, duke krijuar pirgje mbeturinash dhe duke e kthyer këtë pyll në një vendgrumbullim plehrash.