Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita ka votuar kundër ndryshimeve të disa taksave të parashikuara për vitin e ardhshëm. Sipas demokratëve ndryshimet e paraqitura lenë hapësirë për evasion, por sipas Ministrit të Financave këto ndryshime janë te domosdoshme.
Miratohet në parim paketa fiskale për 2017, por vetëm me votat e maxhorancës.
Sipas opozitës, rritja e çmimit të gazit për automjetet është një shteg për evazion fiskal.
Demokratët i konsideruan ndryshimet fiskale si talljen më të madhe që mund ti bëhet biznesit, duke hedhur poshtë edhe ndryshimet për rentën minerare.
Ridvan Bode: Masat e marra nxisin evazionin fiskal dhe janë klienteliste, janë dy masa ajo e gazit dhe ajo e vendosjes së pullave të akcizës në magazinat doganore duke nxjerrë jashtë loje sistemin për pullat e akcizës.
Por Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se ndryshimet në taksa janë rregulluese dhe nuk rëndojnë biznesin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/opozita-voton-kunder-ndryshimit-te-taksave-rrisin-evazionin-fiskal/