TIRANE- Lulzim Basha deklaron se Partia Demokratike po bëhet gati për një hapje me qëllim ndryshimin e realitetit politik sot në Shqipëri.<br /> <br />Sipas tij, do të jenë një serë vendimesh që do t'u hapin rrugë të gjithë atyre që duan të kontribuojnë në Partinë Demokratike.<br /> <br />Basha theksoi se vendimi për hapjen e PD nuk do të jetë thjeshtë makiazh, por i vërtetë dhe do të nisë nga degët në bazë dhe deri te Kryesia dhe grupi parlamentar.