Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rimbursimi i TVSH-së një problem i prekshëm nga biznesi ka qenë në thelb të diskutimeve të Këshillit të Investimeve. Ministrja, Milva Ekonomi, u shpreh se tashmë po diskutohet me biznesin dhe për nxjerrjen e disa udhëzimeve që do lehtësojnë proçedurat për rimbursim të TVSH-së.
Bizneset tashmë do ta kenë më të lehtë që të marrin rimbursimin e TVSH-së.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik,Milva Ekonomi, gjatë mbledhjes së Këshillit të Investimeve u shpreh se tashmë ka nisur puna për nxjerrjen e disa udhëzimeve për të qartësuar rregullat për zyrat e tatimeve.
Ekonomi: Në vitin 2016, Ministria e Financave në bashkëpunim me biznesin ka filluar të marrë në konsideratë edhe nxjerrjen e udhëzimeve për ti bërë më të qarta të gjitha proçedurat që lidhen me rimbursimin e TVSH-së, por dhe me të tjera proçedura tatimore.
Ekonomi u shpreh se që prej 2013 qeveria ka pasur si prioritet shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/rimbursimi-i-tvsh-ekonomiudhezime-te-reja-per-te-qartesuar-procedurat/