Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbi 3000 mijë gra shqiptare kanë marrë kurajon të denoncojnë dhunën në familje gjatë 9 muajve të vitit 2016. Ndërsa bëri të ditur të dhënat Ministri Klosi bëri thirrje për bashkimin e të gjithë aktorëve kundër fenomenit. I pranishëm ambasadori Amerikan, Donald Lu tha se Shqipëria ka zërat e saj kurajozë, por theksoi rëndëndësinë e përfshirjes aktive të burrave në këtë drejtim.
Tirane- Një në tre gra në botë është rrahur, detyruar për seks apo është abuzuar, kryesisht nga njerëz brenda familjes së saj. Në Shqipëri deri më 30 shtator 3195 gra e kanë denoncuar, ndërsa 1683 janë rastet që kanë marrë zgjidhje.
Ministri Blendi Klosi ndërsa bëri të ditura shifrat në forumin për barazi gjinore dhe kundër dhunës ndaj gruas kërkoi bashkëpunim
Klosi: ?Ndjehem mirë sepse kemi më shumë raportim dhe kemi më shumë raste të zgjidhura sepse kjo është ajo që kërkojmë?.
Majlinda, është një nga gratë që e ka marrë këtë hap vite më parë dhe sot historinë e saj e ndan për të ndërgjegjësuar simotrat. Një betejë për dinjitet e drejtësi, përballë kalvarit të vuajtjeve fizike e psikologjike ndaj një burri me fuqi ekonomike, e cila e treguar me fjalët e saj bëri që ambasadori amerikan të ngrihet në këmbë për të nderuar kurajon.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lu-shqiperia-ka-zera-kurajoze-qe-flasin-kunder-dhunes-ndaj-gruas/