Tiranë- Rreth 80 aktivistë të AKIP (Aleancës Kundër Importit të Plehrave) kanë nisur prej orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës një protestë para Parlamentit të Shqipërisë për të kundërshtuar ligjin e mbetjeve, ndërsa kanë kaluar të gjithë natën aty.

Ata shprehen se protesta e nisur një ditë më parë i paraprinë asaj që do të realizohet ditën e sotme para nisjes së seancës plenare të parlamentit, e cila do të jetë akoma më e madhe.

Sipas tyre, sot ishte parashikuar në rendin e ditës futja në votim e dekretit të Presidentit Nishani që kërkon rishikimin e ligjit, ndërsa është hequr me qëllim në orët e fundit për të dështuar protestën.

?Nuk do të ndalemi derisa të rrëzohet ligji i mbetjeve. Dekreti ishte parashikuar për të enjten në votim, por duke parë protestën, Shalsi e hoqi nga rendi i ditës.

Por ne nuk do të ndalemi, pasi do të vazhdojmë që të protestojmë, pasi mund ta fusin sërish në rend dite gjatë seancës.

Prandaj, sonte do të qëndrojmë përpara parlamentit dhe nesër do të na bashkohen akoma më shumë njerëz, u bëj thirrje të gjithëve.

Kemi besim që ligji do të rrëzohet, pasi kemi marrë garanci edhe nga disa parti, si LSI dhe PDIU, por edhe individë, që ligji nuk do të kalojë pa konsensusin e Shoqërisë Civile.

Duhet të ndalojmë mbetjet në Shqipëri, pasi rrezikohet e ardhmja dhe imazhi i vendit?, deklaroi ndër të tjera, Adriatik Lapaj për Report Tv.