Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dyndje qytetarësh në zyrat e Hipotekës në Vlorë për të bërë rivlerësimin e pasurisë, për të cilën do të paguajnë më pak tatim ndaj shtetit.
Fluksi ka krijuar radhë në sportelet institucionit të regjistrimit të pasurisë. Qytetarët thonë se Hipoteka e Vlorës mbulon në zonë të gjerë ku përfshihet dhe një pjesë e Himarës Selenica etj, ndaj kërkojnë shtim të sporteleve.
Qytetare: ?Perëndia e di kur mbarojnë. Kemi që në mëngjes, kemi ardhur nga Greqia këtu?.
Qytetare: ?Kemi problemet e tokës. Ka dalë tapia na thonë dhe rrimë këtu e nuk e gjejnë.Ky është problemi ynë. I kemi paguar faturat që në 2011 edhe nuk i gjejmë akoma?.
Qytetar: ?Të vish nga Novosela për të marrë një vërtetim apo një certifikatë, nuk është e mundur që të vijë një punonjës të stacionohet në Vlorë. Gjithë kjo rrëmujë. Katër herë kam ardhur edhe sot nuk kam për të marrë me gjithë këto punonjës?.
Kreu i Hipotekës Vlorë thotë se punonjësit po kryejnë punë edhe jashtë orarit si pasojë e radhëve të gjata të krijuar nga interesi për rivlerësimin e pasurisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/radhe-ne-hipoteke-qytetaret-e-vlores-dynden-per-rivleresimin-e-pasurise/