Lumi Osum, i frekuentuar ndër dekada nga pushuesit ditorë, është kthyer në venddepozitim të mbeturinave të qytetit të Beratit.<br /><br />Gjatë një vëzhgimi të bërë përgjatë rrjedhës së tij, konstatohen mbetje urbane dhe spitalore, por më problem përbën ndotja e ujërave nga shkarkimet e industrive të vogla përpunuese.