Surprise Me!

Akcisë 13 lekë/litër për gazin e lëngshëm tek makinat

2016-11-25 2 Dailymotion

Duke nisur nga 1 Janari 2017, drejtuesit e automjeteve me gaz do të paguajnë 13 lekë për litër më shtrenjtë karburantin.

Por si do të funksionoje kjo skemë dhe si do të bëhet e mundur ndarja e përdorimit për konsum nga familjarët dhe automjetet për të mos lënë shteg për abuzim?

Nga Ministria e Energjisë sqarojnë se ndarja e akcizës nuk do të bëhet në Dogane, por në momentin e konsumit dhe kjo faktohet nëpërmjet instrumentave fiskale dhe lëshimit të kuponit tatimor.

Kjo skemë, sipas Ministrisë së Energjisë do të nxisë konsumatorët që të operojnë sipas ligjit për furnizimin e bombulave, duke dorëzuar atë bosh dhe duke marë atë plot. Dhe jo duke i mbushur në mënyrë të jashtligjshme pasi nuk do t?i interesonte me një çmim më të lartë.

Në rast se një tregtar kapet duke mbushur bombul me akcizë për familjarët, gjoba është 500 ? 700 mijë lekë të reja, sipas ligjit në fuqi, që ndalon këtë lloj mbushje.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në Shqipëri janë afro 13 mijë e 700 automjete që operojnë me gaz, që pritet të preken nga vendosja e akcizës.

Duke llogaritur se importi vjetor i gazit të lëngshëm është rreth 100 mijë tonë në vit, efekti në të ardhurat buxhetore nga akciza dhe nga TVSH-ja në total pritet të jetë 0.647 miliardë lekë.

Nga Ministria e Energjisë thuhet se menjëhere pas hyrjes në fuqi të këtij ligji do të ketë kontrolle të përbashkëta mes Doganave dhe Inpektriatit Shtetëror Teknik Industrial.

Buy Now on CodeCanyon