Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Parlamenti italian ka miratuar një amendament të ri në projekt ligjin e Stabilitetit për vitin 2017, i cili kufizon zhvendosjen e Call Center-eva italianë në vendet jo anëtare të Bashkimit Evropian.
Në mënyrë të veçantë, ky amendament prek Shqipërinë, ku gjatë viteve të fundit janë hapur me dhjetëra shoqëri Call Center italiane.
Sipas INSTAT, në Shqipëri ka 847 kompania Call Center me rreth 25 mijë persona të punësuar.
Amendamenti u propozua nga sindikatat italiane me qëllim vendosjen e rregullit në këtë sektor, i cili tentonte të reduktonte koston e punës duke u spostuar e u lokalizuar në vendet jo evropiane siç është Shqipëria, ku pagat e punëtorëve janë shumë të lira, por njëkohësisht duke detyruar mbylljen dhjetëra vendeve pune në Itali.
?Është hapi i parë në sistemimin e këtij sektori i cili po tentonte cdo ditë e më shumë një gare jo të rregullt në tregun e punës?, është komenti i parë i Sindikatave italiane mbi këtë amendament.
Sipas këtij amendament me numër 35 në ligjin 24. ?çdo operator ekonomik që vendos dhe me anë të palëve të treta, të zhvendos aktivitetin e Call Center, jashtë territorit kombëtar e në një vend jo anëtarë të Bashkimit Europian, duhet të informoj të paktën 30 ditë para, Ministrinë e Punës e Cështjeve Sociale,
Inspektoratin Kombëtar të Punës, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik duke komunikuar numrat telefonik të vënë në dispozicion për shërbimet e publikut si dhe Garantin e Mbrojtës së të dhënave personale të klientit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/bota/italia-vendos-kunder-zhvendosjes-se-call-center-va-nga-vendi/