Një pikë karburanti është vjedhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Në një video eskluzive të siguruar nga Report TV dy persona të maskuar kanë hyrë brenda vendit ku mbaheshin lekët dhe kanë marrë 100 mijë lekë të reja dhe 200 euro.<br /><br />Në këtë video që po shikoni duket njëri prej autorëve që futet brenda dhomës ku mbahen lekët. Pasi ka dhunuar punonjësin e parë, ai qëllon edhe punonjësin tjetër me një levë. I frikësuar punonjësi i bindet grabitësit, ndërkohë që ky i fundit i merr vet lekët mga sirtari. Në këtë moment është afruar edhe grabitësi i dytë, i cili mban në dorë një kallashnikov dhe ja drejton punonjësit të karburantit. Grabitësi pasi merr lekët tenton të qëllojë përsëri rojën dhe largohet.
