http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Flamuri kombëtar u ngit këtë te hëne në qendër te Vlorës, në 104-vjetorin e pavarësisë. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ministri i Industrisë Gjiknuri, kreu i bashkisë Dritan Leli, dhe zyrtare te tjere te larte, vendosën kurora pranë varrit të arkitektit të pavarësisë, Ismail Qemali. Edhe këtë vit, Vlora mblodhi edhe shume vizitore nga Kosova e Maqedonia. Axhenda e festimeve do të vijojë me koncertin e madh festiv, i cili do të mbahet në mbrëmje ne sheshin ?Pavarësia?. Në Fier është organizuar për herë të parë aktiviteti kushtuar një prej ngjarjeve më të rëndësishme të pavarësisë së Shqipërisë, kuvendit të Fierit, i mbajtur në datën 12 Gusht 1912.Profesorë të Historisë, studiues të fushave të ndryshme dhe drejtues vendore diskutuan në sallën e teatrit Bylis.Historiani Bardhosh Gaçe foli per rëndësinë e Kuvendit te Fierit. Edhe shkodranët kanë përkujtuar 104-vjetorin e pavarësisë. Ndërsa ne Kishën Ortodokse te Korçës është zhvilluar mesha e bekimit te flamurit. Per here te pare ajo është mbajtur nga Fan Noli ne 1912, ditën e shpalljes se pavarësisë. Nga ai vit, mesha është pjese e festimeve ne qytetin juglindor. Ne meshe kane qene te pranishëm qytetare korçare, por dhe zyrtare lokal dhe deputet te qarkut.
