Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Raporteri i Shqipërisë në Parlamentin Europian Knut Fleckentein i kërkon Komitetit të Jashtëm të PE t?i hapë dritën jeshile hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Raporteri Fleckenstain tha se në rastin e Shqipërisë mund t?i kërkohen të përmbushë kriteret në reformën në drejtësi dhe ndërkohë negociatatat me këtë vend të hapen.
Por eurodeputetët grek duket sikur kanë zbrazur gjithë zemërimin në këtë komitet duke bërë thirje për të mos i hapur negociatat me Shqipërinë që sipas tyre nuk i ka përmbushur kriteret.
Madje, në komitet kishte edhe nga ata deputetë që paralajmëruan se do të vendosnin VETON për integrimin e Shqipërisë nëse ky vend nuk i përmbush kriteret e kërkuara.
Ndër kriteret që ata kanë përmendur kanë qënë respektimi i të drejtave të minoritetit grek, duke përmendur rastin e vendimit për prishjen e disa shtëpive në Himarë për të cilat ata thanë se është shkelje e hapur e të drejtës së pronës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fleckenstain-shqiperise-ti-hapen-negociatat-kusht-zbatimi-i-reformave/