Surprise Me!

Publikohen pamjet e atentatit të dështuar ndaj Nelgert Patës 3 muaj më parë

2016-11-29 5 Dailymotion

Në 21 Gusht të këtij viti, Nelgert Patës, i cili u vra tre muaj më pas në Zhupan të Fierit, iu bë një atentat pranë 21 Dhjetorit në Tiranë.

Televizioni Klan ka siguruar pamjet e këtij atentati, ku Pata mbeti i plagosur lehtë. Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë vendit të ngjarjes, ku duket se si Pata është qëlluar me një armë zjarri, që dyshohet të ketë qenë me silenciator.

Në pamje shihet se si 34 - vjeçari është duke biseduar me disa miq të tij në trotuar. Persona ende të panjohur kanë qëlluar ndaj Nelgert Patës nga ana tjetër e rrugës, në momentin kur ai ishte duke iu drejtuar makinës së tij.

Fillimisht asgjë nuk kuptohet, por vetë objektivi i atentatit arrin të largohet me shpejtësi. Më pas edhe personat e tjerë largohen në drejtim të pallatit, që ndodhet aty pranë.

Një nga personat që shoqëronte Patën, duket teksa hap çantën e krahut, ku dyshohet se ka nxjerrë armën që mban me vete.

34 - vjeçari Pata u vra nga persona të panjohur në 20 Nëntor. Për hetuesit, vrasja është e lidhur me serinë e hakmarrjes me bandën e Elton Çiçës, edhe ky i vrarë me 2 Maj të këtij viti në Tiranë.

Buy Now on CodeCanyon