Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët që qarkullojnë në Rrugën e Kombit pas 60 ditëve do t?u duhet të paguajnë 5 euro për përdorimin e rrugës. Agjencia e Prokurimit Publik ka zhbllokuar kontratën koncesionare duke i kërkuar ofertuesit të përzgjedhur konsorciumit Catalyst të ekzekutojë marrëveshjen. Për 13 vitet e para shteti do ti japë koncesionarit 65 mln euro.
Rruga e Kombit brenda 60 ditëve do të bëhet me pagesë 5 euro për qarkullimin e makinave të vogla. Koncesioni për këtë aks të rëndësishëm rrugor është zhbllokuar nga Agjencia e Prokurimit Publik e cila në buletinin e radhës i kërkon koncesionarit të zgjedhur konsorciumit Catalyst Viba Das General Constractin, pjesë e këtij grupi janë Salillari shpk, BEE Tech?, Viplap Ateve dhe Kastrati sha, që të ekzekutojë marrëveshjen e bërë brenda 60 ditëve.
Grupi koncesionar brenda 7 ditëve duhet të dorëzojë në Ministrin e Transportit, pranimin e njoftimit të ofertuesit të zgjedhur. Nëse Catalyst refuzon koncesionin brenda 30 ditëve duke filluar nga 30 Nëntori duhet të paguajë tarifën 20.000 euro.
Përveç taksave që do të paguajnë qytetarët (5 euro për makinë) buxheti i shtetit do të paguajë në 13 vitet e para të koncesionarit të paktën 65 milionë euro. Për shkak se Rruga e Kombit nuk përcakton kriteret, qeveria shqiptare ka marrë përsipër të kompensojë kompaninë fituese për 13 vitet në vijim dhe gjatë kësaj periudhe, buxheti do të alokojë një shumë prej 4-5 milionë eurove në vit ndaj kompanisë fituese.
Me 29 gusht Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të skualifikojë konsorciumin Vendeta dhe të parakualifikojë Catalyst si dhe ta përcaktojë atë si ofertuesin e preferuar. Oferta në fuqi, ajo e Catalyst, kërkon kompensim nga buxheti 64.9 milionë euro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rruga-e-kombit-brenda-60-diteve-do-te-behet-me-pagese-5-euro/