Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për më shumë se tre orë Kuvendi është përfshirë nga debati lidhur me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Protagonistë ishin ata, drejtuesit e qeverive në vite, kryeministri Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha ndërsa në debat u përfshi dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Në seancën e sotme parlamentare çështje kryesore e diskutimit është pr/buxheti 2017
Tirane- I bindur se Partia Demokratike do përpiqet deri në fund për ta penguar ligjin e Vettingut, kryeministri Edi Rama, e cilësoi këtë përpjekje si anti shqiptare, ndërsa ironizoi me deklaratën e Kryetarit të opozitës, Basha se varianti i dërguar Komisionit të Venecias, është përkthyer gabim.
Rama tha se PD nuk ka shance ta bllokojë këtë ligj, por vetëm mund ta vonojë atë, vonesë për të cilën do ta paguajë shtrenjtë në zgjedhjet e ardhshme.
Për ish kryeministrin Berisha, nuk mund të ketë integrim me Edi Ramën, pasi sipas tij, kryeministri shkel kushtet e nevojshme për hapjen e negociatave.
Deputeti Berisha i bëri thirrje kryeministrit të heqë dorë nga kërcënimet ndaj Europës duke u shprehur se rruga shqiptare drejt BE nuk do të lëkundet kurrë.

Edhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u përfshi në debat duke i kërkuar Berishës të mos bëhej zëdhënësi i Bashës por të zhbllokojë vettingun.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-pd-se-kjo-qe-beni-eshte-thellesisht-antishqiptare/