Nga një tokë me prodhim të lartë bujqësor Fusha e Torovicës në Lezhë është kthyer në kënetë, për shkak të përmbytjeve të vazhdueshme.<br /><br />Përballë kësaj situate fermerët hezitojnë të mbjellin, pasi toka nuk jep rendiment.<br /><br />Sipas tyre puna që nisi bashkia për hapjen e kanaleve kulluese është lënë përgjysmë dhe përmbytjet vijojnë të përsëritet në këtë zonë.
