Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Vlorës vendosi sot masën e sigurisë ?detyrim paraqitje? pranë shërbimit të provës për policin që akuzohet se ushtroi presion ndaj të plagosurit të aksidentit në Lungomare.
Ndërkohë Gjykata vendosi pezullimin nga detyra të komisar Myslym Ismailaj deri në përfundim të hetimeve.
Seanca gjyqësore u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të rëndësisë së hetimeve. Gjyqtare ishte Mirela Mishgjoni.
Ismailaj, shef i hetimit për aksidentet në policinë e Vlorës u arrestua dy ditë më parë me dyshimet se po favorizonte firmën e ndërtimit.
Sipas policisë, Ismailaj ka ushtruar presion ndaj 21-vjeçarit Petraq Beja që të pranonte se kishte problem me shikimin.
Aksidenti i rëndë u regjistrua mbrëmjen e 26 nëntorit 2016, në të cilin humbi jetën 17 -vjeçari Kristo Panajoti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksidenti-ne-lungomare-sot-masa-e-sigurise-per-shefin-e-hetimit/