Surprise Me!

Ndërprerjet e energjisë nga punimet në rrugë

2016-12-04 0 Dailymotion

3 mijë banorë të zonës së Laprakës në kryeqytet kanë mbetur një ditë më parë pa energji elektrike. Shkak për ndërprerjen e dritave kanë qenë punimet që një firmë private kryente për llogari të ujësjellësit të Tiranës.

Ky është kabulli që është dëmtuar dhe që ka marrë 4 orë punime të Kompanisë së Shpërndarjes për tu risjellë energjinë konsumatorëve.

Vetëm në tre muajt e fundit për kryeqytetin janë konstatuar 40 raste, ku kompani private që punojnë për llogari të tyre, apo të institucioneve publike dëmtojnë rrjetin dhe lenë pa energji zona të tëra.

OSHEE lajmëron se përveç kallëzimeve për këto firma, do të marrë masa edhe ndaj institucioneve që i mbikëqyrin ato.

Dëmi ekonomik i shkaktuar në këto muaj kompanisë së shpërndarjes në këtë periudhë shkon në 120 milion lekë të vjetra, ndërsa s?ka një shifër të përllogaritur për demin që u është shkaktuar konsumatoreve nga ndërprerjet.

Buy Now on CodeCanyon